KRYEFAQJA » LAJME » BE në krah të ambasadorit Lu
Mediat: Pritet ndryshimi i Lu dhe Vllahutin

BE në krah të ambasadorit Lu

Misioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka dalë hapur në krah të ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu në përplasjen me kryeprokurorin shqiptar Adriatik Llalla. “BE shpreh vlerësimin më të lartë për angazhimin diplomatik të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe në veçanti të ambasadorit Donald Lu” vlerësohet në një deklaratë për shtyp. Sipas misionit në Tiranë, BE dhe SHBA po bashkëpunojnë ngushtë për të mbështetur qytetarët shqiptarë për krijimin e një sistemi drejtësie tërësisht të pavarur, të përgjegjshëm, të paanshëm dhe profesional. “Nisja e menjëhershme e operacionit të monitorimit ndërkombëtar, që nga java e ardhshme do të mbikëqyrë procesin e vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, është një tjetër angazhim i përbashkët i BE dhe SHBA” thekson deklarata e Misioni të Bashkimit Europian në Tiranë. Ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vllahutin dhe ai i SHBA Donald Lu  prej kohësh janë bërë promotorët dhe mbështetësit më të zjarrtë të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Sicred