KRYEFAQJA » LAJME » BE kritikon Maqedoninë për reforma të ngadalësuara
BE kritikon Maqedoninë për reforma të ngadalësuara

BE kritikon Maqedoninë për reforma të ngadalësuara

Qeveria e Maqedonisë thotë se po punon intensivisht për përmbushjen e reformave të kërkuara nga bashkësia ndërkombëtare pa komentuar një raport të Komisionit Evropian me kritikat e para drejtueseve të ekzekutivit të ri për reforma të ngadalësuara. Në raportin që i është dërguar misionit të Maqedonisë në Bruksel thuhet se Qeveria e re po harxhon shumë kohë në marrëdhëniet me opinionin në vend, se përkushtimit ndaj reformave. Komisioni Evropian kërkon rezultate konkrete për reformimin e policisë sekrete, miratimin e ligjeve për Gjyqësorin, por edhe në media dhe sfera tjera. Zv.kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, beson se Qeveria deri në fund të vitit do të arrijë t’i përmbushë reformat me prioritet, që të munde në fund të muajit shkurt apo fillim të marsit të vitit të ardhshëm, të marrë raport pozitiv nga Komisioni Evropian. Përshpejtimi i reformave ishte kërkuar edhe nga komisionari për Zgjerim i BE-së, Johanes Hahn, gjatë vizitës të hënën dhe të martën në Maqedoni.

Sicred