KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BE kërkon kompensim nga SHBA-ja për tarifat amerikane në çelik dhe alumin

BE kërkon kompensim nga SHBA-ja për tarifat amerikane në çelik dhe alumin

Bashkimi Evropian po kerkon kompensim nga Shtetet e Bashkuara për tarifat amerikane në çelik dhe alumin, pavarësisht deklaratave të Uashingtonit se BE-ja nuk është subjekt i rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë. mBashkimi Evropian ka thënë se nuk e pranon justifikimin e “sigurisë kombëtare” në vënien e këtyre tarifave nga SHBA-ja, duke thënë se tarifat janë vënë vetëm për të mbrojtur industrinë amerikane. “Pavarësisht arsyetimit të SHBA-së se këto masa janë vënë si masa për siguri kombëtare, ato në parim janë hapa për të siguruar industrinë”, është thënë në një deklaratë të BE-së. Tarifa të tilla mund të vendosen në importet e produkteve të caktuara nëse industria e një shteti është në rrezik apo dëmtohet rëndë nga importet. Në rastin e SHBA-së, kritikët e Trumpit kanë thënë se nuk ekziston një kërcënim i tillë. Vendet e bllokut kanë thënë se dëshirojnë të konsultohen me SHBA-në sa më shpejt te jete e mundur. Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar muajin e kaluar për tarifat e reja për çelik dhe alumin. Ky vendim ka nxitur deklarata nga Kina e cila ka thënë se do të hakmerret duke vendosur shtesa në importet amerikane në vlerë të 3 miliardë dollarëve, për produktet si, pemët, verërat dhe disa mallra tjerë.

Sicred