KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BE kërkon formimin e një qeverie të re në Maqedoni
maqedoni, qeveri e re, bruksel, be, vendim, bota

BE kërkon formimin e një qeverie të re në Maqedoni

Pas përfundimit të zgjedhjeve në Maqedoni, Brukseli kërkon formimin sa më parë të qeverisë së re, ndërsa ata që humbën të jenë një opozitë aktive. “Presim formimin e shpejtë të parlamentit të ri dhe zbatimin e reformave për zgjidhjen e qeverisjes sistematike të drejtësisë, ndërsa gjithashtu edhe prioritete urgjente reformuese. Qeveria dhe opozita duhet që të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjeve paraprake qytetare në tërësi, duke përfshirë përkrahjen e punës së zyrës së prokurorisë speciale” deklaruan Mogerini dhe Han. Dy zyrtarët e lartë të BE, deklaruan se Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta përkrahë Maqedoninë në procesin e reformave dhe të rrugës drejt integrimit. Zgjedhjet në Maqedoni u fituan nga ish-kryeministri Gruevski, por për të formuar qeverinë duhet me cdo kusht aleancë me shqiptarët, të cilët edhe pse humbën shumë terren këto zgjedhje janë vendimtarë.

Sicred