KRYEFAQJA » LAJME » BE keqardhje për moslejimin e vizitës së Vuçiçit në Banjë
BE keqardhje për moslejimin e vizitës së Vuçiçit në Banjë

BE keqardhje për moslejimin e vizitës së Vuçiçit në Banjë

Bashkimi Evropian shprehu keqardhje për vendimin e autoriteteve të Kosovës për të mos i lejuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të vizitojë fshatin Banjë të komunës së Skënderajt gjatë vizitë së tij në Kosovë. “Kërkojmë nga të gjithë përgjegjësit për rendin që të garantojnë sigurinë dhe qarkullimin e lirë gjatë ditës” tha Maja Koçijançiç, zëdhënëse e BE-së . “Angazhimi i plotë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë së njerëzve në Kosovë dhe popullit serb, mençuria dhe qetësia, janë ato që nevojitet tash” tha zonja Koçijançiç. Zëdhënësja e BE vlerësoi se vizita e presidentit serb Vuçiç ka kaluar qetë me angazhimin e të gjithë akterëve përgjegjës, deri në momentin e bllokimit të rrugës për vizitën në Banjë të Skenderajt.

Sicred