KRYEFAQJA » LAJME » BE: Kalimi i vijës dinarike në Shqipëri e Kosovë, turizëm tematik
përmes një turi me ecje ose biçikletë

BE: Kalimi i vijës dinarike në Shqipëri e Kosovë, turizëm tematik

Ndërsa ka paralajmëruar kalimin nëpër Shqipëri e Kosovë, Bashkimi Europian ka evidentuar si turizëm tematik vijën Dinarike; korridori i kalimit në Malësi, që nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja Hercegovina. Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, është gjallëruar sipas konceptit të kalimit përmes një turi me ecje ose biçikletë. Praktikisht në zemër të Ballkanit Prendimor, turi i mbështetur mbi gjeografinë veri-jug, është vendosur në qendër të mbështetjes europiane që ka ndihmuar për rinovimin e infrastrukturës, promovimit si produkt turizmi dhe aktiviteteve në zonat ndërkufitare. E shpallur që nga viti i kaluar si një ndër destinacionet që duhej bërë ndër më të mirat e Botës, vija Dinarike lidh aktualisht 7 vende të Europës Juglindore. Dy stacionet me të reja të intinerarit, parku kombëtar Bjeshkёt e Nemuna, si dhe rajoni i Lezhës janë shpallur si zhvillimet më të reja të këtij produkti turistik. Bashkimi Europian ka ndihmuar në mbështetjen e bizenseve të vogla e të mesme të turizmit të cilat mundësojnë vazhdimësinë e turit sipas konceptit të rivlerësimit kulturës e trashëgimisë historike në rajon. Edhe vendet e tjera të vijës Dinarike kane ofruar produkte turizmi sipas këtij organizimi, duke plotësuar një mozaik tërheqës për turistët jashtë Europës Juglindore.

Sicred