KRYEFAQJA » LAJME » BE-ja pret realizimin e reformës zgjedhore me konsensus

BE-ja pret realizimin e reformës zgjedhore me konsensus

Bashkimi europian pret realizimin e reformes zgjedhore me konsensus si një pjesë e rëndësishme e gjykimit për vendimin e çeljes së negociatave të anëtarësimit. Flekenshtajn tha të enjtën në Tiranë se kjo do të tregojë se vendi është i përgatitur.

Refoma në drejtësi është një pikë e rëndësishme. Shpresoj shumë që të gjejnë rrugën e përbashkët për ligjin zgjedhor që t’i tregojnë BE-së që vendi është i përgatitur.

Flekenshtajn ka kundërshtuar të jenë shtuar prioritetet me të cilat do të matet Shqipëria duke u qartësuar nga ana tjetër se pritmëria e tij është për një vendim të qartë.

Ka pesë prioritete për anëtarësimin dhe kjo nuk është gjë e re. Dikur u përqëndrova tek reforma në drejtësi sepse proceset e tjera mund të nisin vetëm nëse këtu janë efektet nga reforma në drejtësi. Përsa i përket ecurisë së procesit më duket se mund të ishte pak më i shpejtë, por jam optimist që vendimi i këshillit në qershor do të jetë i qartë.

Për eurodeputetin gjerman pritmëria ndaj rezultateve konkrete në drejtësi është e lidhur me dënimet, sidomos në çështje të korrupsionit.

Sigurisht që po presim për rezultate konkrete dhe dënime sidomos kur është fjala për korrupsionin por fillimi është shumë i mirë, po ashtu edhe në çështjet e krimit të organizuar.

Sicred