KRYEFAQJA » LAJME » BE i shqetësuar për nismën e shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale në Kosovë

BE i shqetësuar për nismën e shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale në Kosovë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë shpreh shqetësimin në lidhje me nismën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Përmes një deklarate ku mbështetet fuqishëm progresi i Kosovës në integrimin e saj evropian, zyra thekson se çdo përpjekje për të shfuqizuar ose ndryshuar mandatin e Dhomave të Specializuara dëmton seriozisht një angazhim të tillë dhe do të rrezikonte punën e përbashkët BE-Kosovë për sundimin e ligjit të bërë vitet e fundit. Kjo do të ndikonte negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në, theksohet ne deklarate, prandaj Brukseli kërkon që krijuesit e nismës së Parlamentit ta tërheqin atë.

Sicred