KRYEFAQJA » LAJME » BE i kërkon Haradinajt të pezullojë tarifën ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës
BE i kërkon Haradinajt të pezullojë tarifën ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës

BE i kërkon Haradinajt të pezullojë tarifën ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës

Bashkimi Europian i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosoves Ramush Haradinajt duke i kërkuar që të anullojë tarifën ndaj Serbisë, në këmbim ndër të tjera të zëvendësimit të emërtimit UNMIK me “Kosovo” në CEFTA. Letra është firmosur nga përfaqësuesja e lartë e BE-së Mogherini, komisionerja për tregti Malmstrom dhe Komisioneri Hahn. Ata kërkojnë që Kosova përkohësisht të pezullojë zbatimin e vendimit për tarifën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, si shenjë e vullnetit të mirë, para të hënës 17 dhjetor, kur në Bruksel zhvillohet takimi i Këshillit të MSA-së. Spas mediave kosovare letra e zyrtarëve të Komisionit Evropian adreson disa shqetësime që kryeministri Haradinaj ua ka shprehur në letrën që ai e kishte dërguar më parë kur kishte sqaruar arsyet pse Kosova kishte vendosur këto masa të ashpra. “Ne kemi marrë në dijeni po ashtu edhe listën e rasteve të praktikës tregtare nga ana e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës që, sipas këndvështrimit të Kosovës, paraqesin barriera në zbatimin korrekt të aranzhimeve të CEFTA-s dhe krijojnë problem domethënëse në terren për veprimet ekonomike dhe për qytetarët” bëhet e ditur në letër. Media kosovare e konsideron këtë zhvillim si efketin e pare të vendimit të qeverisë së Kosovës.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com