KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » BE dhe OSBE : Media shqiptare ende larg përmbushjes së standarteve të lirisë dhe profesionalizmit

BE dhe OSBE : Media shqiptare ende larg përmbushjes së standarteve të lirisë dhe profesionalizmit

Forumi i zhvillimit të medias, i treti në rradhë, solli edhe një herë në sy të të gjithëve se beteja e medias shqiptare për lirinë dhe standartet është ende larg nga finalja e dëshiruar. Në tryezën me prezencë ndërkombëtare e drejtues të tregut mediatik shqiptar, kryetari i prezencës së OSBE-së në Tiranë Bernd Boshard, kujtoi se liria e medias është një prej kushteve të demokracisë ndërsa u bëri thirrje gazetarëve të luftojnë për të vertetën.
“Liria e mediave është tregues i një demokracie të qëndrueshme, por megjithatë nuk ka të drejta pa përgjegjësi” tha zoti Boshard. Sipas tij lajmet e rreme janë sfida e lirisë së medias dhe krijojnë shtresa të ndryshme shqyrtimi. “Raportimi kritik është vendimtar për çdo demokraci, por ai duhet ushtruar në mënyrë konstruktive, me argumente të mirë hulumtuara dhe të shmangim sulmet personale” tha zoti Boshard.
Ndërsa përfaqesuesja e BE në Tiranë ambasadorja Romana Vlahutin mungesës së standarteve të medias në Shqipëri ia sheh zanafillën që tek kushtet e punës së gazetarëve.
“Fatkqesisht Ka shumë gazetarë që punojnë pa kontrata dhe kjo për një shoqëri demokratike, për gazetarët dhe aktivitetin e tyre mbetet e paparanueshme” tha zonja Vllahutin.
Kur flitet për standart në media, transmetuesi pubik do të ishte modeli, nëse edhe në këtë rast ajo ç’ka parashohin ligjet nuk do të kish mbetur veç në letër siç bënë të njohur vetë drejtuesit e RTSH.
“Këtu u bë e qartë panorama dhe barra e pandershme financiare që i duhet të përballojë transmetuesi publik” tha drejtori i përgjithshëm i RTSH Thoma Gëllçi. “Në shoqërinë shqiptare ekziston një mit sikur ky institucion po noton në bollëk, që nuk ka çfarë i bën paratë. Por unë po ju them se për programet e RTSH gjatë vitit 2017 nuk janë harxhuar më shumë se 800 mijë euro për të tërë vitin, për të tërë programet, duke mos llogaritur këtu edhe shumë të drejta televizive sportive të cilat ne jemi të detyruar ti blejmë sepse i kërkon publiku” tha zoti Gëllçi.
Nga ana e tij gazetari Lutfi Dervishi tha se “Shqipëria është vendi ku konsumatorët paguajnë më pak tarifë. Shqipëria është vendi unik që përgjegjësinë për dixhitalizimin ja ka lënë transmetuesit publik. Shqipëria është vendi unik që shpërblen privatët që kanë zaptuar frekuencat me dividentin dixhital dhe i lë zero transmetuesit publik. Shqipëria është unike sepse për tarifën duhet të vendosi qeveria. Ju propozoni parlamentin, por unë mendo se vetë Këshilli Drejtues mund ta bëjë këtë gjë dhe kjo do të ishte autonomi e vërtetë” tha zoti Dervishi.
Zoti Boshard dhe zonja Vlahutin vlerësuan si inkurajuese zhvillimet e fundit të TVSH sa i përket procesit të kërkuar dhe afatgjatë të transformimit në një transmetues publik të pavarur të përgjegjshëm e të qëndrueshëm.

Sicred