KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BE dhe Japonia arrijnë marrëveshje politike për tregëtinë e lirë
BE dhe Japonia arrijnë marrëveshje politike për tregëtinë e lirë

BE dhe Japonia arrijnë marrëveshje politike për tregëtinë e lirë

Bashkimi Evropian dhe Japonia arritën një marrëveshje politike për një traktat të tregtisë së lirë, një përgjigje e përbashkët për prirjet proteksioniste të SHBA-së. Marrëveshja u arrit në kuadër të vizitës që po zhvillon në Bruksel kryeministri i Japonisë Shinzo Abe, i cili po takon udhëhehqësit evropianë para se të marre pjesë ne samitin e G 20-ës ditën e premte në Gjermani. Marrëveshja e rëndësishme u lajmërua gjatë takimit të presidentit të Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, presidenti te Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe kryeministrit japonez, Shinzo Abe. Me këtë marrëveshje, evropianët dhe japonezët kanë larguar çdo dyshim pikërisht para samitit duke dërguar një sinjal të fortë në mbështetje të tregtisë së lirë në pjesën tjetër të botës, veçanërisht për presidentin amerikan, Donald Tramp, politika proteksioniste e të cilit ka shqetësuar shumë partnere të Amerikës.

Sicred