KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BE, Administrata publike specializim në Francë
Administrata Publike trainim në Francë

BE, Administrata publike specializim në Francë

Profesionalizmi i Administrates publike përbën një parakusht të rëndësishëm për proçeset integruese të vendit. Dhe për të rritur aftësinë e nënpunësve shqiptarë, një projekt i Bashkimit Europian ka marrë përsipër trajnimin e tyre në Shkollen Kombëtare të Administrates në Francë. Sot u zhvillua ceremonia e përzgjedhjes së 15 të rinjve që do të studiojnë për 4 muaj në një nga shkollat më të famshme në botë për edukimin e kuadrove të administrates publike. Trajnimi i tyre ka si kusht, të nënshkruar edhe në kontratë midis fituesve dhe administratës, rikthimin sërisht të të rinjve në pozicionet e punës që ata mbajnë. Të pranishmit në këtë ceremoni shprehen rëndësinë e këtij trajnimi shumë specific dhe të specializuar që do ti pajise të rinjtë me një përvoje konkrete për tu zbatuar më pas në vendet e tyre të punës .

Sicred