KRYEFAQJA » LAJME » BE 7.5 milionë euro Shqipërisë për Reformën në Drejtësi
BE 7.5 milionë euro Shqipërisë për Reformën në Drejtësi

BE 7.5 milionë euro Shqipërisë për Reformën në Drejtësi

Bashkimi Europian ka shpallur mbështetjen financiare të Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Në një njoftim të procedurës për ekzekutim, bëhet e ditur se shifra e ofruar në këtë fazë është 7.5 milionë euro. Dokumentacioni i siguruar nga Televizioni Publik paraqet procedurën që i takon natyrës grant të financimit dhe që do të qëndrojë e hapur për subjektet e interesuara të marrin pjesë deri ne fund të tetorit. Ky afat parakupton procedimin me këto fonde gjatë vitit të ardhshëm. Ndërsa është paralajmëruar si mbështetje që gjatë procesit të miratimit në parlamentin shqiptar, siç ka paraqitur në atë kohë Televizioni Publik, ndihma europiane është shpallur si procedurë nga drejtoria e përgjithshme e Ballkanit Perëndimor në Komisionin Europian.
Procesi i Reformës në Drejtësi në Shqipëri është avancuar në termat europianë duke u deklaruar se po kërkon të kthehet në një masë e standart që edhe vendeve të tjera të Ballkanit, që i kanë çelur procedurat e anëtarësimit, t’u kërkohet për zbatim.
Shqipëria po kërkon prej mëse 2 vjetësh kapërcimin e pengesave në vendimarrjet politike për procesin që është vënë si masë detyruese para fillimit të anëtarësimit në BE. Ndërsa fondet në fjalë i takojnë instrumentit te paraanëtarsimit, vjeshta pritet të ketë dhe një përgjigje nga ana e Komisionit Europian dhe Këshillit Europian për kushtin kryesor që mban peng çeljen e negociatave për vendin.