KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BE, 10 ditë afat Britanisë për marrëveshjen e Brexit dhe çështjen e Irlandës
BE, 10 ditë afat Britanisë për marrëveshjen e Brexit dhe çështjen e Irlandës

BE, 10 ditë afat Britanisë për marrëveshjen e Brexit dhe çështjen e Irlandës

 

Pas një ore takim në Bruksel me Kryeministren Britanike Theresa May, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk i ka ofurar asaj një afat prej dhjetë ditësh për tu dakordësuar me kërkesat e BE-së për marrëveshjen e Brexit dhe çështjen e Irlandës. Tusk, deklaroi se nuk do të lejonte vazhdimin e negociatave tek çështjet kryesore ekonomia dhe faza tranzitore e daljes nga unioni, nëse nuk plotësohen afatet. Sipas Tusk, pritet progres  në samitin e Këshillit Europian gjatë muajt dhjetor, por sidoqoftë shume sfida jane përpara. Nga ana tjetër, Kryeministrja Britanike ka pranuar kushtet dhe afatet e vendosura nga BE dhe deklaroi se po diskutohet për shumë çështje që duhet zgjidhur, por atmosfera është pozitive dhe sipas saj bisedimet do vazhdojnë përpara. Kryeministrja May, do të kthehet në Bruksel në 4 dhjetor për një drekë me Presidentin e BE-së Jaean Claude Juncker.

Sicred