KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BBC parashikon: Belgjika fiton Rusi 2018
BBC parashikon: Belgjika fiton Rusi 2018

BBC parashikon: Belgjika fiton Rusi 2018

Prej ditësh bukmejkërsat dhe bastexhinjtë janë çmendur me parashikimet e tyre. Por për BBC për të kuptuar se kush e fiton botërorin 2018 është vetëm çështje matematike. Faqja zyrtare e televizionit publik britanik ka bërë një llogaritje që nuk le aspak hapësira për dyshime. E vetmja skuadër favorite për fitoren e trofeut është Belgjika. Ky rezultat është mbështetur në bazë të disa parametrave në historinë e botërorëve. Sipas statistikave edhe fitorja e një skuadre mikpritëse e botërorit është gjithashtu e mundur (megjithëse kjo gjë nuk ndodh që nga botërori Francë 98′), pra edhe Rusia është midis favoriteve. Në gjysmëfinale pretendente mbeten Franca, Belgjika, Portugalia dhe Gjermania. Por 4 nga 5 portierët më të mirë në botë të turneut janë shpallur kampionë bote, ndaj duket e vështirë që kjo gjë t’i ndodhë portugezit Rui Patrisio. Nga ana tjetër Francës mund t’i kushtojë mungesa e eksperiencës e një gjenerate ende të re, me një mesatare 24,56 prezenca për çdo lojtar, përtej talentit të tyre të jashtëzakonshëm. Gjermania ka fituar edicionin e kaluar, përsëritja ka ndodhur vetëm dy herë në historinë e botërorëve, Italia dhe Brazili, ndërsa në 4 botërorët e fundit, kampionët në fuqi janë eliminuar tri herë që në grupe. Pra duke parë shifrat, verdikti të nxjerr vetëm një gjë: Begjika do të ngrejë kupën e botës. Se sa do të ndodhë kjo, mbetet për t’u parë.

Sicred