KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » BB: Shqipëria me rritje 3.8% për vitin 2017

BB: Shqipëria me rritje 3.8% për vitin 2017

Rritja ekonomike për Shqipërinë për vitin 2017 sipas bankës botërore do të jetë 3.8% ndërsa për dy vitet e ardhshme do të ketë një ngadalsim të kësaj rritje në 3.6 % kjo argumentohet sipas bankës botërore me përfundimim e dy projekteve të mëdha siç janë Tap dhe Devolli dhe mosplanifikimit të projekteve të mëdha. Duke u ndalur tek debatet për konçensionet dhe përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri Maryam Salim u shpreh se rekomandihet që këto kontrata të trajtohen në përputhje me standardet ndërkombëtare. “Format e partneritetit publik -privat janë të efektshme por është në dorën e qeverisë së një vendi të të vendose se për cilat projekte duhet ti aplikoje. Ajo që është kryesoja është që këto kontrata të jenë transparente, të besueshme dhe të jenë të përshtatshme për terrenin fiskla sepse në fund të fundit faturat e këtyre kontrateve paguhen nga paratë e qytetarëve”. Ndërsa përsa i përket paketës së investimeve prej 1 miliard dollarësh të shpallur nga qeveria banka botërore këshillon se qeveria duhet të bëjë një analizë të qartë dhe të hollësishme për përfitimet që vijnë nga këto projekte. Gjithashtu për taksat e paketës fiskale ekpertë të bankës botërore kanë sugjerimet e tyre. Raporti i bankës botërore informon se pritja pozitive për të ardhmen është e kushtëzuar nga zbatimi i reformave, vijimi i konsolidimit fiskal, përmirësimit të klimës së bisnesit dhe reduktimi i kredive të këqija.

Sicred