KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » BB: Investimet e huaja në Shqipëri do të bien gjatë dy viteve të ardhshme
BB: Përfundimi i TAP dhe Kaskadës së Devollit do të ulin investimet e huaja në Shqipëri

BB: Investimet e huaja në Shqipëri do të bien gjatë dy viteve të ardhshme

Në një raport të fundit, Banka Botërore vlerëson se investimet e huaja direkte në Shqipëri do të bien ndjeshëm përgjatë dy viteve të ardhshme. Referuar raportit, fluksi i investimeve të huaja në ekonominë shqiptare do të arrijë në 7 përqind të prodhimit të brendshëm në 2018. Rënia do të jetë më e ndjeshme në 2019, vit që Banka Botërore parashikon se fluksi i investimeve të huaja do të bjerë në 5.6 përqind të prodhimit kombëtar.
E përkthyer në vlerë absolute investimet e huaja pritet të bien me 22 përqind. Rënia e tyre në dy vitet e ardhshme lidhet me përfundimin e dy projekteve të mëdha, siç është Gazsjellësi Transadriatik dhe Kaskada e Devollit. Ndryshe nga sa ka ndodhur në vendet e tjera të rajonit, përgjatë viteve të fundit, investimet e huaja në Shqipëri kanë patur një ecuri pozitive pavarësisht krizës.
Aktualisht investimet e huaja në Shqipëri rezultojnë 8.3 përqind e prodhimit të brendshëm bruto duke qenë një nga kontribuesit kryesore në rritjen e kërkesës së brendshme dhe punësimit në ekonominë shqiptare. Në 2016 fluksi i tyre sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë shënoi rekord historik duke arritur 983 milione euro, ndikuar pikërisht nga dy projektet TAP dhe kaskada e Devollit, të cilët kishin fazën kulmore të punimeve. Autoritetet shqiptare po u bëjnë thirrje investitorëve të huaj të investojnë në Shqipëri. “Shqipëria është një vend i sigurtë për të bërë biznes. Investimet e huaja direkte janë një domosdoshmëri jetike dhe sot përbëjnë prioritetin e prioriteteve” tha ai të enjten para investiorëve të huaj në Tiranë.

Sicred