KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » BB: Ekonomia shqiptare do të ngadalësohet përgjatë tre viteve të ardhshme

BB: Ekonomia shqiptare do të ngadalësohet përgjatë tre viteve të ardhshme

Banka Botërore vlerëson se ekonomia shqiptare do të ngadalësohet përgjatë tre viteve të ardhshme. Në raportin e fundit mbi “Perspektivën Ekonomike Globale”, parashikimet e Bankës Botërore për ecurinë e ekonomisë shqiptare janë larg objektivit të shpallur nga qeveria Rama.
Sipas vlerësimeve të bankës rritja ekonomike do të zbresë në 3.6 përqind në fund të 2018, nga 3.8 përqind që ishte në fund të vitit që sapo lamë pas. Por ritmet e rijes së rënies ekonomike do të vijojnë edhe përgjatë viteve 2019-2020, për të cilët BB pret një rritje modeste prej 3.5 përqind.
Këto vlerësime bien ndesh me parashikimet e qeverisë. Në kuadrin makroekonomik e fiskal të këtij trevjeçari qeveria parashikon një rritje mbi 4 përqind të prodhimit kombëtar. Vetë kryeministri Rama ka shkuar edhe më tej pasi ai ka deklaruar se në fund të këtij mandati qeverisës rritja ekonomike do të tejkalojë nivelin 5 përqind.
Edhe në fund të vitit që lamë pas BB paralajmëroi qeverinë se prodhimi i përgjithshëm kombëtar i Shqipërisë do të ulet. Kjo sipas saj për shkak të përfundimit të dy projekteve të mëdha të investimeve të huaja, gazsjellësit TAP dhe Kaskada e HEC-eve në Devolli. Por qeveria pretendon se rënien e investimeve të huaja do ta zëvendësoje me projektin 1 miliard euro në ekonomi.

(Visited 87 times, 43 visits today)
Sicred