KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » BB “çliron” kredinë 22.4 mln euro për KESH

BB “çliron” kredinë 22.4 mln euro për KESH

Energjia elektrike në shtator do të sigurohet nga koorporata elektroenergjitike shqiptare. Pas një muaji negociatash, banka botërore e autorizoi koorporaten elektroenergjitike shqiptare që të përdore kredinë 22.4 milionë euro për blerje të energjisë elektrike. Burime nga koorporata i thanë televizionit publik se në fund të këtij muaji KESH do të çel proçedurën e importit të energjisë për muajin shtator, duke e lehtësuar disi operatorin e shpërndarjes që për korrikun dhe gushtin ka paguar 53.6 milionë euro në total për blerjen e energjisë elektrike. Si pasojë e rritjes së konsumit të energjisë nga temperaturat e larta OSHEE u detyrua të hapte një tender të dytë për gushtin me vlerë 1.6 milionë euro për të siguruar energjinë e plotë deri në fund të këtij muaji. Ndërkohë, situata në kaskadën e lumit Drin vijon të mbetet kritike, as shirat e ditëve të fundit nuk kanë ndikuar pasi thatësira e tejzgjatur thuajse e ka shteruar ujin në hidrocentralin e Fierzës. Sipas të dhënave të koorporates elektroenergjitike, niveli i ujit në Fierzë vijon të mbetet rezulton në nivelin 269 metër, ndërkohë që prurjet janë 20 metër kub për sekondë. Nisur nga kjo situatë, koorporata elektroenergjitike ka ulur në minimum prodhimin, duke plotësuar vetëm pjesën e humbjeve në transmetim dhe shumë pak energji shkon për Operatorin e shpërndarjes. Aktualisht, rreth 80 përqind e energjisë elektrike që hidhet në rrjetin shpërndares sigurohet nga importi, pasi niveli i ujit në Fierzë ka zbritur në kuotën më të ulët të shfrytëzimit dhe po prodhon me kapacitet minimal. Edhe për muajin shtator situata parashikohet e njëjtë dhe importi do të vijoje në sasi të mëdha.

Sicred