KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Bazilika e Gjuricës e lënë në harresë
Bazilika e Gjuricës e lënë në harresë

Bazilika e Gjuricës e lënë në harresë

Bazilika e Gjuricës ndodhet në afërsi te njësisë administrative të Ishmit në qarkun e Durrësit. Ajo u zbulua rastësisht nga banorët e zonës në mesin e viteve 84. Nga studimet e bëra në atë kohë, del se kjo bazilikë  është ndërtuar në shekullin e v-të. Ajo ka përmasa mjaft të mëdha. Sipërfaqja i kalon 2500 metra katrorë, dhe ka qenë e ndërtuar në faqe të kodrës në një lartësi dominuese. Por nga rrëshqitjet e tokës ajo ka zbritur në atë vend ku ndodhet sot, duke u shembur dhe mbulua nga dherat.
Specialistët thonë se Bazilika e Gjuricës është një vepër me rëndësi të madhe historike e arkitektonike dhe një pasuri e madhe kombëtare, vlerat e së cilës do dilnin tërësisht në pah kur objekti të dalë i tëri në sipërfaqe. Afro 35 vjet nga zbulimi, edhe sot e kësaj dite bazilika është lënë në mëshirë të fatit. I vetmi person që kujdeset për të është një djalosh i zonës, që banon afër bazilikës, i cili i pastron ferrat e barishtet që mos ta mbulojnë.
Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Instituti i arkeologjisë jane mjaftuar me një rrethim me kangjella të lidhur me litarë dhe një tabelë të ndryshkur e cila tregon se bazilika është monument kulture dhe mbrohet nga shteti.

Sicred