KRYEFAQJA » LAJME » Bayern kërkon Nicolas Pepe

Bayern kërkon Nicolas Pepe

Nicolas Pepe mund të mos jetë më pjesë e kampionatit francez sezonin e ardhshëm. Ai pritet ta vazhdojë karrierën diku tjetër pas përfundimit të këtij kampionati. Sipas mediave franceze, për Pepen janë duke u interesuar shumë klube evropiane. Në krye të listës mbeten kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich. Futbollisti i Lilles është një ndër talentet më premtues në Evropë. Ai ka shënuar 16 gola në 23 ndeshjet e zhvilluara deri tani në këtë edicion të Ligës 1 franecez. Por cilësitë e 23 vjeçarit, kanë rënë në sy edhe të Manchester City, Barcelonës dhe Arsenalit, të cilët duan ta kenë në skuadrat e tyre futbollistin e talentuar. Vlera e kartonit të Pepes pritet të jetë rreth 50 milionë euro.

Sicred