KRYEFAQJA » LAJME » Bota » BAVARIA VOTON, ALETATËT E MERKEL RREZIKOJNË HUMBJEN NË ZGJEDHJE
BAVARIA VOTON, ALETATËT E MERKEL RREZIKOJNË HUMBJEN NË ZGJEDHJE

BAVARIA VOTON, ALETATËT E MERKEL RREZIKOJNË HUMBJEN NË ZGJEDHJE

Angela Merkel po përballet sot me zgjedhjet vendimtare rajonale në Bavari që rrezikojnë të kthehen në dështim të plotë për aleatin e saj konservator, në një moment ku qeveria gëzon popullaritetin e saj më të ulët. ”Koalicioni i madh nuk do të bëhet më i qëndrueshëm pas së dielës”, gjykon paraprakisht e përditshmja ekonomike ”Handelsblatt”, ndërsa social-demokratët e SPD-së, partnerë në qeverisje presin nga ana e tyre një dështim të plotë, përballë rritjes së të Gjelbërve dhe ekstremit të djathtë.

Tendencat e para nga sondazhet do të njoftohen rreth orës 16:00. Të gjitha sondazhet parashikojnë për ultra konservatoren e ”Bashkimit Kristian-Social’’ (CSU) një humbje të shumicës absolute në këtë land jugor të pasur, që ajo qeveris e vetme që prej viteve gjashtëdhjetë.

Sicred