KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bastisen zyrat e kryeopozitarit rus
Bastisen zyrat e kryeopozitarit rus

Bastisen zyrat e kryeopozitarit rus

Policia e Moskës ka bastisur zyrat e liderit të opozitës ruse Aleksej Navalnij, pak para mbajtjes së mitingjeve në mbështetje të bojkotit të zgjedhjeve presidenciale. Në pajmet e publikuara në kanalin e zotit Navalnij në jutube, duken oficerët e policisë të cilët kanë hyrë në një zyrë dhe po marrin në pyetje stafin. Zoti Navalnij ka bërë thirrje që këtë të dielë të mbahen demonstrata kundër zgjedhjeve presidenciale ruse, të cilat do të mbahen në datën 18 mars. Ai nuk u lejua të kandidonte në këtë zgjedhje përballë presidentit aktual Putin. Një zëdhës i liderit opozitar bëri të ditur për mediat se oficaerët përdorën forcën kur hynë në zyrë, me pretendimin se po hetonin një kërcënim për bombë. Bastisja ndodhi në ditën kur në më shumë se 100 qytete të vendit janë planifikuar të mbahen protesta kundër zgjedhjeve. Ndërkohë, rreth 27 persona, përfshi edhe disa anëtarë të stafit të zotit Navalnij, janë ndaluar deri tani nga policia. Kjo nuk është hera e parë që zyrat e zotit Navalnij janë bastisur nga policia, pasi një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe në datën 24 janar, kur policët mësynë në zyrat e fushatës së tij në Shën Petersburg.

Sicred