KRYEFAQJA » LAJME » BASKETBOLLI PËRJETËSON MUHAMET MALON ME NJË TROFE

BASKETBOLLI PËRJETËSON MUHAMET MALON ME NJË TROFE

Tirana në basketboll për femra ka përjetësuar Muhamet Malon, pasi dje pasdite është bërë fituese e Kupës nën emrin e ish-biznesmenit dhe humanistit të njohur, që është zhvilluar në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet. Nën sytë e të birit të Muhamet Malos, Klajdit, por dhe të presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, apo dhe shumë miqve të biznesmenit që u nda pak javë më parë nga jeta, Tirana e Studenti kanë zhvilluar një ndeshje të rregullt basketbolli. Para ndeshjen kanë përshëndetur të dyja skuadrat presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, i biri i Muhamet Malos, Klajdi, si dhe Ilir Kadia. “Faleminderit Muhamet Malo” ka qenë një parrullë e madhe e vendosur në “Fahrie Hoti” në të cilën kanë pozuar të gjithë të pranishmit. Tirana e ka fituar ndeshjen me shifrat 93-70. Kupën kapitenes së Tiranës, Eliverta Bujarit, nën emrin e familjes Malo e ka dorëzuar gjyqtari ndërkombëtar i basketbollit, Gentian Cici.

Sicred