KRYEFAQJA » LAJME » BASKETBOLL, TIRANA, LAMTUMIRË LIGËS BALLKANIKE!

BASKETBOLL, TIRANA, LAMTUMIRË LIGËS BALLKANIKE!

Kishin kërkuar mbështetje dhe e patën atë. Në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” u krijuar një atmosferë e jashtëzakonshme nga përkrahësit e bardhebluve, që nuk lanë vend bosh në shkallët e këtij mjedisi sportiv. Por, përvoja ka bërë diferencën dhe Tirana është mundur nga skuadra maqedonase e Karposh Sokolit, me shifrat 83-100. Basketbollistët e Tiranës e nisën mirë sfidën, por, pas pushimit të madh, gabuan shumë, duke u dhënë mundësi kundërshtarëve të thellonin epërsinë në dy pjesët e fundit. Madje as 19 pikët e amerikanit Grifin Ramé nuk shërbyen dje Tirana deri më tani numëron 3 fitore dhe 6 humbje në këto 9 ndeshje. Kështu pra, humbja në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Ligës Ballkanike ka vulosur edhe eliminimin e bardhebluve nga kjo veprimtari rajonale. Takimi i luajtur në “Fahrie Hoti” ka qenë i barazpeshuar në pjesën e parë, me të dyja ekipet që rivalizuan fort mes tyre. Fitorja e miqve nga Maqedonia u vulos në pjesën e tretë, ku u shkëputën dhe arritën një fitore të merituar, që i kualifikon më tej. Për Tiranën, kjo ishte humbja e 6-të në këtë turne, ku ka vetëm 3 fitore, të gjitha ndaj ekipeve të Kosovës. Por, përvoja e fituar në këtë turne, ishte e mirë dhe padyshim që do t’u vlejë bardhebluve. Pas një jave, Tirana do të luajë ndaj Pejës ndeshjen e fundit në këtë turne, duke e mbyllur më pas pjesëmarrjen e saj debutuese në Ligën Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj.

Sicred