KRYEFAQJA » LAJME » Basketboll: Shqipëria në Botërorin 2019, sot në RTSH sfida paraeleminatore me Austrinë
Basketboll: Shqipëria në Botërorin 2019, sot në RTSH sfida paraeleminatore me Austrinë

Basketboll: Shqipëria në Botërorin 2019, sot në RTSH sfida paraeleminatore me Austrinë

Pas javëve të tëra përgatitjesh, përfshirë 5 ndeshje miqësore, dy në Shqipëri dhe 3 në një turne miqësor në Armeni, Kombëtarja kuqezi e basketbollit për meshkuj, tanimë është gati për pjesëmarrjen e saj në fazën paraeliminatore të Botërorit 2019.
Duke nisur nga ky sezon, edhe basketbolli ndërkombëtar ka adoptuar skemat e futbollit dhe, ndryshe nga vitet e mëparshme, Shqipëria do ta nisë fushatën eliminatore me pjesëmarrjen e saj në fazën paraeliminatore, ku do të përballet në grup me Austrinë dhe Holandën. Në bazë të formulës së paracaktuar, dy të parat e këtij grupi kualifikohen për më tej në fazën finale, ndërsa e 3-ta e renditjes eliminohet.
Sipas asaj që kanë deklaruar edhe drejtuesit e Federatës Shqiptare të Basketbollit, por edhe trajneri i Kombëtares, qiprioti Antonis Konstantinides, si austriakët, ashtu edhe holandezët, janë kundërshtarë të vështirë, por jo të pakalueshëm. Sipas tyre edhe mundësia e kualifikimit për më tej të dy skuadrave, paraqet një mundësi të mirë për Shqipërinë për të synuar kalimin e grupit.
Sfida e parë e kuqezinjve është ajo që do të luhet të mërkurën në mbrëmje, duke nisur nga ora 20:30, ndaj Austrisë, që do të zhvillohet në Sallën e re Sportive të Lojërave me Dorë, “Feti Borova”, në Parkun Olimpik të Tiranës. Por tifozët dhe të apasionuarit pas basketbollit shqiptar, do të kenë mundësinë që të gjitha ndeshjet e Kombëtares së basketbollit për meshkuj, që do të luhen përgjatë periudhës 2 gusht-19 gusht 2017, ti ndjekin edhe drejtpërdrejt në rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar i cili ka të drejtën e transmetimit ekskluziv.

Sicred