KRYEFAQJA » LAJME » Basketboll, Shqipëria mundet 77-91 nga Holanda
https://youtu.be/cYai0-v-ulI

Basketboll, Shqipëria mundet 77-91 nga Holanda

Kombëtarja shqiptare e basketbollit për meshkuj e ka humbur edhe sfidën e dytë në kuadër të Grupit B të Paraeliminatoreve të Kampionatit Botëtor të 2019-ës. Ajo është mundur në Holandë nga përfaqësuesja vendase, me shifrat 77-91. Por, ndryshe nga ndeshja e parë, kur u mund nga Austria, ndaj Hollandës, Shqipëria e ka nisur mjaft mirë sfidën e së mërkurës. Në Sallën Sportive “Zuid” të Amsterdamit, ajo ka luftuar pikë për pikë me përfaqësuesen vendase në 10 minuëshin e parë, duke e mbyllur këtë prolog të ndeshjes me epërsinë dypikëshe, 26-24. Madje  kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri qipriot, Antonis Konstantinides, kanë vijuar të luftojnë edhe në pjesën e dytë të ndeshjes, duke arritur ta mbyllin atë në barazim 27-27 dhe duke shkuar kështu në dhomat e zhveshjeve në epërsi, me shifrat 53-51. Megjithatë, Holanda ka dalë një tjetër skuadër në pjesën e tretë dhe e ndihmuar edhe nga tifozeria vendase dhe një shpërqëndrim i kuqezinjve, arrin ta fitojë këtë 10-minutësh me shifrat 21-13 dhe ta përmbysë rezultatin, duke kryesuar me rezultatin e përgjithshëm 72-66. Kjo epërsi u ka dhënë holandezëve qetësinë e nevojshme për të administruar lojën dhe, përtej përpjekjeve të Kombëtares kuqezi, portokallinjtë vendas e fitojnë edhe pjesën e 4-t dhe të fundit 19-11, duke e marrë këtë ndeshje me rezultatin 91-77 dhe duke iu bashkuar Austrisë në krye të renditjes së grupit B. Më 12 gusht, Shqipëria do të ndeshet në Austri me përfaqësuesen vendase, për ta mbyllur më 19 gusht 2017 në Tiranë, kur do të presë Holandën në ndeshjen e kthimit.

Sicred