KRYEFAQJA » LAJME » Basketboll, Shqipëria më 1 korrik përballë Danimarkës

Basketboll, Shqipëria më 1 korrik përballë Danimarkës

Shqipëria e basketbollit të meshkujve do të luajë më 1 korrik 2018 ndeshjen e fundit të grupit të saj të Eliminatoreve të Evropianit dhe Kombëtarja kuqezi vijon stërvitjen në kryeqytet, nën drejtimin e trajnerit Antonios Dukas.
Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, greku i stolit kuqezi rrëfen edhe pritshmëritë nga stërvitja. “Së pari, që të mos kemi dëmtime, dhe, së dyti, ne japim më të mirën në stërvitje, me lojtarët dhe me stafin. Natyrisht synimi ynë është që të luajmë sa më mirë në këtë ndeshje, edhe pse është e fundit. Ne kemi nevojë për një fitore” thotë Antonios Dukas.
Sipas trajnerit, Shqipëria ka nxjerrë mësime nga këto Eliminatore. “Shqipëria ka mësuar se duhet të jemi më të përgatitur në aspektin organizativ. Përveç kësaj, lojtarët shqiptarë që luajnë jashtë dhe lojtarët shqiptarë që luajnë në Shqipëri janë lojtarë me dy shpejtësi të ndryshme. Për këtë arsye, kishim nevojë për një lojtar të huaj të adoptuar, dhe, më besoni, sepse ky nuk është vetëm mendimi im, por edhe ai i lojtarëve më me përvojë, në 3 ndeshjet e para do të kishin patur rezultate të tjera” thotë Antonios Dukas, i cili pret më shumë nga importi më i fundit amerikan i koshit kuqezi, Dallas Muur. “Po, e kemi dhe jemi shumë të kënaqur. Po mundohemi ta përshtasim me skuadrën dhe shpresojmë të na japë atë shtysën shtesë për të cilën kemi nevojë.” thotë traineri i kombëtares shqiptare.
Shqipëria i ka humbur 3 ndeshjet e deritanishme të grupit, dy me Armeninë dhe një me Danimarkën.

Sicred