KRYEFAQJA » LAJME » Basketboll: Piro Leka, Pezaro i ofron rinovimin

Basketboll: Piro Leka, Pezaro i ofron rinovimin

Trajneri shqiptar, Pirro Leka, ka arritur një sukses në këtë fundsezoni të basketbollit italian, duke e udhëhequr skuadrën e tij, Pezaron, drejt mbijetesës në nivelin më të lartë të koshit të Apenineve. Leka e mori skuadrën pak javë para fundit, duke i siguruar kështu asaj qëndrimin në Serinë A. Dhe puna e tij është shpërblyer ditët e fundit, teksa, përmes një komunikate për shtyp, skuadra italiane e basketbollit, ka deklaruar se ka konfirmuar në postin e trajnerit Spiro Lekën edhe për sezonin e ardhshëm sportiv 2017-2018. Skuadra e Pesaro Basket militon në Serinë A italiane të basketbollit dhe ka qenë një nga ekipet më të rëndësishme të këtij kampionati. Spiro Leka erdhi në këtë detyrë mesin e sezonit të kaluar, duke arritur ta shpëtojë skuadrën nga rënia nga kategoria. Për këtë arsye, klubi ka vendosur ta konfirmojë trajnerin shqiptar. “Me këtë zgjedhje, klubi shpreh besimin që ka karshi trajnerit Spiro Leka, për kapacitetin e tij teknik dhe human, të cilat ai i tregoi edhe gjatë sezonit të kaluar, që kulmoi me qëndrimin në Serinë A, rezultat i shkëlqyer dhe mjaft i vështirë për t’u arritur”, – thuhet në komunikatën për shtyp të klubit italian, i cili shton: “Në ditët në vijim do të plotësohet edhe stafi teknik, pas bisedimeve që do të bëhen me trajnerin”.

Sicred