KRYEFAQJA » LAJME » Basketboll-Meshkuj, Tirana-Vllaznia, sot në RTSH
Basketboll: Tirana - Vllaznia gati për superkupën

Basketboll-Meshkuj, Tirana-Vllaznia, sot në RTSH

Kampionati Kombëtar i Basketbollit nis sot rrugëtimin e fazës së tij të fundit, që është ajo finale e “play-off”-it, me duelin e parë të meshkujve. Në finale kanë dalë Tirana dhe Vllaznia, dy ekipet padiskutim, më të mira të këtij sezoni dhe dy prej ekipeve më të mira të basketbollit të meshkujve të këtyre dy dhjetëvjeçarëve të fundit në Shqipëri. Bardheblutë, që janë fitues në fuqi të Kupës së Shqipërisë dhe të Superkupës, erdhën në finale pasi triumfuan pa shumë probleme në gjysmëfinale në dy ndeshje ndaj Kamza Basketit. Po kështu, edhe Vllaznia nuk pati probleme, duke e mbyllur në dy takime përballjen gjysmëfinale me Teutën. Në fakt, sfida e sotme, që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt në nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, nga RTSH 1 dhe RTSH Sport, duke nisur nga ora 18:00, është një përsëritje e duelit të Superkupës së këtij viti, ku, më 10 prill, Tirana triumfoi bindshëm ndaj shkodranëve. Por përballja finale, ku kampione shpallet skuadra që fiton 3 nga 5 sfidat, është një histori krejt tjetër, ku spektakli është i garantuar.

Sicred