KRYEFAQJA » LAJME » Basketboll meshkuj, sonte Vllaznia – Tirana në RTSH
Basketboll meshkuj, Sonte Vllaznia, Tirana, në RTSH

Basketboll meshkuj, sonte Vllaznia – Tirana në RTSH

Sonte në mbrëmje luhet ndeshja e dytë finale e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, ku Vllaznia do të përballet me Tiranën. Bardheblutë e kanë fituar ndeshjen e parë të luajtur të shtunën në kryeqytet, duke triumfuar bindshëm, si në lojë, ashtu edhe në shifra, 98-71, ndaj shkodranëve. Duke qenë se fituese shpallet skuadra që fiton 3 prej 5 sfidave finale, ndeshja e sotme mbart një rëndësi të veçantë, pasi një fitore e shkodranëve e rikthen “plej-of”-in në barazpeshë. Në anën tjetër, një fitore e bardhebluve i çon ata vetëm një hap larg titullit, të cilin mund ta bëjnë të tyrin që në ndeshjen e 3-të, që do të luhet të shtunën në kryeqytet. Ndeshja që do të zhvillohet sonte në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, duke nisur nga ora 19:00.