KRYEFAQJA » LAJME » Basketboll Meshkuj, sonte Tirana-Kumanova, direkt në RTSH Sport

Basketboll Meshkuj, sonte Tirana-Kumanova, direkt në RTSH Sport

Kampionia e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, Tirana, do të zbresë sonte në parketin e Sallës Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova në kryeqytet për të luajtur ndeshjen e saj të kuadër të Ligës Ballkanike. Siç dihet, bardheblutë janë e vetmja skuadër nga Shqipëria që merr pjesë në këtë veprimtari rajonale dhe skuadra e drejtuar tanimë nga trajneri grek, Antonios Dukas, ka marrë një fitore dhe ka pësuar dy humbje në këto 3 javë të para të zhvilluara deri më tani. Tirana mban vendin e 6-të në renditjen e kësaj veprimtarie me 8 skuadra nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bullgaria. Bardheblutë vijnë në sfidën e sotme pasi kanë mundur në ndeshjen e fundit që luajtën në Ligën Ballkanike skuadrën e Bashkimit të Prizrenit, me shifrat 75-69, në takimin e zhvilluar më 25 tetor 2017. Ndeshja e sotme midis Tiranës dhe ekipit maqedonas të “Kumanovës 2009” do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, duke nisur nga ora 18:30. Po kështu, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë edhe ndeshjen tjetër të bardhebluve në Ligën Ballkanike, atë që Tirana do të luajë në mbrëmjen e 9 nëntorit 2017 po në fushën e vet ndaj bullgarëve të “Levskit 2014”.

Sicred