KRYEFAQJA » LAJME » Basketboll meshkuj, Shqipëria mundet 63-80 nga Armenia
Basketboll, Basketboll meshkuj, Shqipëria mundet 63 me 80, nga Armenia

Basketboll meshkuj, Shqipëria mundet 63-80 nga Armenia

Përtej një loje që herë-herë dha shkëndija shprese për një rezultat pozitiv, Kombëtarja kuqezi e koshit të meshkujve e ka nisur me një humbje aventurën e saj në Eliminatoret e Evropianit të ardhshëm, pasi Shqipëria është mundur 63-80 përballë Armenisë, në ndeshjen e parë në kuadër të grupit B. Sfida e zhvilluar në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës dhe e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport, ishte edhe premiera e trajneri grek, Antonios Dukas, në stolin kuqezi. Ndeshja ka nisur më mirë për miqtë, të cilët janë dominues në 10-minutëshin e parë, duke e mbyllur atë me epërsinë 28-18. Por 10-minutëshi i dytë do të flasë bindshëm për kuqezinjtë, të cilët e fitojnë atë 20-14. Megjithatë, armenët do të shkojnë në pushimin e madh të ndeshjes duke kryesuar 42-30, ndërsa në dy pjesët e mbetura të lojës, ata fitojnë pa shumë probleme, 23-16 dhe 15-9, përballë një loje të paorganizuar dhe gjithnjë e më në lodhje të kuqezinjve, duke e marrë gjithë ndeshjen me shifrat 80-63. Ndeshjet e tjera të Shqipërisë luhen në shkurt dhe në korrik të vitit të ardhshëm.

Sicred