KRYEFAQJA » LAJME » Basketboll meshkuj, Bilali bën radiografinë e Kombëtares

Basketboll meshkuj, Bilali bën radiografinë e Kombëtares

Shqipëria i ka humbur të 3 ndeshjet e para të saj në kuadër të grupit B të para-eliminatoreve të Botërorit 2019, duke mos përmbushur pritshmëritë. Për ndihmëstrajnerin e Kombëtares së basketbollit për meshkuj, Afrim Bilali realiteti duhet pranuar me gjithë të metat dhe të mirat e tij. Bilali tha se është koha për rinovimin e skuadrës, por gjithçka duhet bërë me kujdes dhe në kohën e duhur.
Të shtunën Shqipëria e mbyll me Holandën grupin B të paraeliminatoreve të Botërorit 2019 dhe ndihmëstrajneri kuqezi kërkon një mbyllje dinjitoze. Takimi nis nga ora 20:30, në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Sicred