KRYEFAQJA » LAJME » Basketboll, Fagu: Partizani, brenda pritshmërive, por lipsen përforcime

Basketboll, Fagu: Partizani, brenda pritshmërive, por lipsen përforcime

Partizani ka kryesuar gjatë këtyre 8 javëve të para të Superligës së Basketbollit të Meshkujve, por për trajnerin Arben Fagu, kjo nuk ishte e papritur.

Duke folur posaçërisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, trajneri i të kuqve kryeqytetas ka zbuluar edhe faktorët që kanë kontribuuar në suksesin e skuadrës së tij.

Për ish-basketbollistin e Partizanit dhe Kombëtares, ky kampionat është i paparashikueshëm.

Trajneri i ekipit kryeqytetas thekson se për momentin është tepruar me rekrutimin e lojtarëve të huaj.

Fagu është krenar që Partizani i tij është i suksesshëm me basketbollistët vendas, por e pranon që lipsen përforcime.

Në takimin e javës së 9-të, Partizani pret të shtunën në mbrëmje në kryeqytet Goga Basketin, me të cilën ndan kreun e renditjes.

Sicred