KRYEFAQJA » LAJME » Basketboll; Elektra Zykaj shënon rekord prej 79 pikësh
elektra zykaj, rekord, 79 pike, basketboll, sport

Basketboll; Elektra Zykaj shënon rekord prej 79 pikësh

Ka ardhur një fitore e thellë të dielën e Flamurtarit në basketboll për femra sot ndaj Apolonisë, por spikat fakti që Elektra Zykaj vendos një rekord me vete. Ndërkohë që përfunduar me shifrat 121-74 ky takim, Zykaj ka shënuar plot 79 pikë, ndërkohe që, sikundër pritej, skuadra vlonjate nuk e ka diskutuar për asnjë moment fitoren përballë Apolonisë. Fieraket janë një skuadër që këtë sezon nuk është me ajo e viteve të shkuara, që luftonte për titullin “kampion”, por që është në proces rindërtimi dhe meritën për këtë e ka trajnerja pasionante, Hermiona Çuko, e cila po mundohet ta ringrejë këtë skuadër me elemente të reja, por që kërkojnë kohën e vet për të ardhur në nivelin e duhur. Takimi i luajtur në Vlorë, ku Apolonia është vendëse, sepse nuk ka ende një pallat sporti në Fier, është vendosur që në gjysmën e parë, ku Flamurtari ka nisur të krijojë diferencë në pikë, duke e thelluar atë hap pas hapi. Zykaj ka shënuar 8 herë nga gjuajtjet për 3 pikë, ndonëse duhet theksuar se ka patur mirëkuptimin e skuadrës në këtë drejtim. Pavarsisht fitores së thellë përballë Apolonisë, Flamurtari vijon të mbetet në vendin e 3-të të renditjes, ndërsa lufta për titullin “kampion” këtë sezon mbetet e fortë, ku veç Flamurtarit, në garë janë padyshim edhe Tirana dhe Goga Basket, skuadra që janë përforcuar edhe me lojtare të reja.

Sicred