KRYEFAQJA » LAJME » Bashkohet opozita: Të largohet Rama! Duam qeveri antimafia!

Bashkohet opozita: Të largohet Rama! Duam qeveri antimafia!

Krijohet Fronti i Bashkuar Opozitar. Kryedemokrati Lulzim Basha , Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, si dhe të gjitha partitë që aderojnë në këtë front, të bashkuara sipas tyre “kundër krimit në pushtet”, nënshkruan një deklaratë, përmes së cilës konkretizojnë vullnetin për bashkëpunim, me synim kryesor largimin e kryeministrit Edi Rama. Këto parti e konsiderojnë atë përgjegjësin kryesor të lidhjeve të krimit me kupolën qeverisëse. Opozitarët kërkojnë krijimin e një qeverie të antimafias dhe Reformës Zgjedhore me mandat të përcaktuar që të çojë vendin drejt zgjedhjeve për të rivendosur legjitimitetin.
“Froni i Bashkuar Opozitar kërkon largimin e kryeministrit Rama si përgjegjësi dhe drejtuesi i narkoshtetit” tha pas një takimi mes partive kreu i PD Lulzim Basha. Sipas tij “Rama është përfituesi i drejtëpërdrejtë i të lidhjeve mafioze, i ministrave të tij me narkotrafikantët dhe trafikantët e armëve”.
Kryetarja e LSI Kryemadhi tha se “Ky front do të ketë gjithë angazhimin e tij për të patur një aksion politik, një luftë kundër narkoshtetit i cili kryesohet dhe përfaqësohet nga kryeministri”.
Froni i partive opozitare i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të nisë me urgjencë hetimet për ish Ministrin e brendshem Tahiri dhe në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe të vendeve të tjera, të kryejne të gjitha veprimet për të vendosur para drejtesisë, të implikuarit në trafikun e drogës dhe të armëve, të zbuluar së fundmi. Opozita kërkon gjithashtu edhe hetimin e ministrave të tjerë të qeverisë në trafiqe, dhe implikimin e tyre në bashkëpunimin kriminal të blerjes së votës në 25 qershor. Zoti Basha akuzoi sërisht kryeministrin se ka marrë në mbrojtje Tahirin, i akuzuar nga opozita për trafik në 4 vite në bashkëpunim me Habilajt. “Sot shqiptarët kanë provat e pakundërshtueshme të kësaj marrëdhënie, krim dhe politikë. Kanë rpovat e pakundërshtueshme se përfituesi kryesor i kanabizimit të vendit i qindra milionë euro të drogës është vetë Edi Rama. Kam prova se këto para janë përdorur për të kriminalizuar zgjedhjet” tha zoti Basha.
Opozitarët konfirmojnë se do të vazhdojnë takimet për të koordinuar aksionin opozitar, ku nuk përjashtohet edhe nisja e protestave. “Ky front i bashkuar kundër krimit do të jetë fronti më inspirues për shqiptarët në 27 vitet e tranzicionit” tha kryetarja e LSI Kryemadhi.
Fronti i Bashkuar i opozitës kërkon Zbatimin e Reformës në Drejtësi për të siguruar DEKRIMINALIZIMIN E POLITIKES sikundër Realizimin Reformës Zgjedhore gjithpërfshirëse që garanton shpërbërjen e lidhjeve të krimit me politikën.

Sicred