KRYEFAQJA » LAJME » Bashkimin Europian ka vënë 3.4 milionë euro në dispozicion të sektorit të peshkimit në Shqipëri
Mosfunksionimi i "Blue Box"-it paralizon peshkimin

Bashkimin Europian ka vënë 3.4 milionë euro në dispozicion të sektorit të peshkimit në Shqipëri

3.4 milionë euro është shuma që Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion të sektorit të peshkimit në Shqipëri. Në kuadër të instrumentave të paraaderimit të vendit tonë në këtë organizëm, Komisioni Europian, i cili është edhe autoriteti kontraktues në këtë rast, ka hapur thirrjen për grante për të gjithë institucionet, departamentet dhe autoritetet publike e shtetërore të Shqipërisë, të cilat duhet të aplikojnë deri në datën 11 shtator për përfitimin e këtij fondi. Nga 3.4 milionë euro, 1.9 milionë euro janë parashikuar të shkojnë për asistencë teknike për institucionet përkatëse sic është ministria e bujqësise dhe agjencitë të tjera, 100 mijë euro për furnizime për administratën e peshkimit dhe 1.4 milionë euro për zbatimin e skemës së granteve. Përmes granteve, peshkatarët do të kenë mundësi të përmirësojnë disa aspekte të aktivitetit të tyre si, sistemet e navigimit, pajisjet e ruajtjes së sigurisw sw ushqimeve, apo edhe pajisjet për peshkim. Në aplikimet e tyre, institucionet aplikuese duhet të propozojnë mbështetje financiare për palët e treta, në kuadër të zbatimit të skemës së granteve të investimeve. Shuma e parashikuar për mbështetjen e projekteve individuale të investimeve duhet të mbulojë deri në 50 përqind të vlerës së investimit dhe të mos kalojë shifrën e 60 mijë eurove.

Sicred