KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bashkimi Europian rrëzon buxhetin e Italisë
Bashkimi Europian rrëzon buxhetin e Italisë

Bashkimi Europian rrëzon buxhetin e Italisë

Bashkimi Evropian ka rrëzuar manovrën fiskale të qeverisë italiane e cila ka ndryshuar në 2.4% raportin mes borxhit publik e Prodhimit te brendshem bruto. Komisioni Evropian i ka dhënë 3 javë kohë Italisë për të prezantuar një dokument të ri të reformës ekonomike të qeverisë Konte. Është hera e parë që Komisioni Evropian hedh poshtë programin ekonomik të një vendi anëtar. “Kërkojmë rishikimin e dokumentit programatik të bilancit kombëtar, informon  Brukseli duke nënvizuar se është hera e parë që janë të detyruar të bëjnë një kërkesë të tillë. Nuk kishim alternativë tjetër”, ka deklaruar në konferencën e shtypit, nënkryetari i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovski. “Manovra ekonomike e Italisë nuk na bindi”, tha ai. Një ditë më parë Italia i ka dërguar Brukselit një letër zyrtare ku pranon ndryshimin e kushteve të paktit të stabilitetit evropian në dokumentin e manovrës ekonomike të miratuar nga qeveria, duke nënvizuar se ka si objektiv rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit.  Në këtë letër thuhet gjithashtu e Italia është një nga vendet themeluese të idesë së Bashkimit Evropian e nuk ka asnjë rrezik për një Italexit. “Italia është në BE e do të qëndrojë në BE”,  ka deklaruar një ditë më parë në  një dalje për mediat dhe kryeministri Giuseppe Conte. Sipas tij ndryshimi i koeficienti 2.4%  të borxhit publik është vetëm limit maksimal i lejueshëm nga qeveria në kuadër të reformave që do të marre në sektorin ekonomik me qëllim zhvillimin e vendit e zgjidhjen e mjaft problemeve, si papunësia e lartë, varfëria, pabarazia e zhvillimit mes veriut e jugut etj.

Sicred