KRYEFAQJA » LAJME » Bashkimi Europian merr në drejtim rajonin e Ballkanit Perendimor

Bashkimi Europian merr në drejtim rajonin e Ballkanit Perendimor

Tashmë Bashkimi Europian ka marrë rolin e timonierit në rajonin e Ballkanit Perendimor dhe këtë e bën të qartë Johanes Hahn dhe e konfirmon një analizë e The Uashington Post për rajonin. Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, ishte në Uashington, javën e kaluar, për të diskutuar për Lindjen e Mesme, Ukrainën dhe Ballkanin Perendimor me homologët e tij të SHBA. Sipas tij, në luftërat e viteve 1990 dhe më pas, Uashingtoni kishte rolin drejtues ne rajon, jo Brukseli. Sot, Hahn thote, se e kundërta është e vërtetë.
Shtetet e Bashkuara janë shumë mbështetëse për Bashkimin Evropian në rajon, tha ai, duke shtuar, “mendoj se ata janë mjaft të lumtur që ne jemi sot në krye të rajonit”. Komisioneri austriak i referohet suksesit të fundit të BE dhe SHBA në rajon, marrëveshjes së Prespës. Disa që punojnë në rajon kanë shprehur shqetësimin se ajo që ata e shohin si ndikimi i fuqishëm në rajon i Uashingtonit është një forcë destabilizuese. Vitin e kaluar, për shembull, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe presidenti kosovar Hashim Thaçi, thuhet se mbështetën zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës, e cila deklaroi në mënyrë të njëanshme pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008, me një shkëmbim toke ose rregullim kufitar.
Megjithatë, duke folur rreth një marrëveshje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht rreth mundësisë së “korrigjimit të kufijve”, Hahn theksoi se një marrëveshje ligjërisht detyruese midis të dy vendeve do të mbulonte fushat përtej kufijve dhe se “një element themelor në një marrëveshje të ardhshme duhet të jetë respektimi i të drejtave të pakicave”. “Në këtë moment askush nuk mund të parashikojë se cili do të ishte rezultati përfundimtar”, deklaron Hahn. “Një shkëmbim i mundshëm i territorit mund të jetë si pjesë e saj, nëse palët dëshirojnë”. “Parakushti i vetëm që kemi ngritur është se çdo lloj marrëveshje dypalëshe duhet të kontribuojë për më shumë paqe dhe stabilitet në rajon”, ka thënë Hahn.
Një marrëveshje politike që vjen me koston e të tjerëve, tha Hahn, do të ishte e papranueshme për Bashkimin Evropian. Sa i përket idesë së shprehur nga disa që jetojnë dhe punojnë në rajon, se terheqja e Shteteve të Bashkuara nga lidershipi në Ballkanin Perendimor është destabilizues, Hahn, mandati i të cilit si komisioner për Zgjerimin përfundon në fund të vitit, ka një tjetër qasje. Sipas tij, “është një lloj kthimi në normalitet”. Hahn thekson se 75 përqind e tregtisë nga dhe në rajon vjen nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

Sicred