KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bashkimi Europian mbi tarifat ndaj Amerikës
Bashkimi Europian mbi tarifat ndaj Amerikës

Bashkimi Europian mbi tarifat ndaj Amerikës

Bashkimi Evropian njoftoi se do të nisë zbatimin e një grupi të ri tarifash ndaj importeve amerikane duke filluar prej muajit korrik, si përgjigje ndaj tarifave të reja amerikane për importet e çelikut dhe aluminit nga Evropa. Nënkryetari i Komisionit Europian Maros Sefçoviç i njoftoi tarifat e reja në një konferencë shtypi në Bruksel. Ai tha se ky vendim: “është një përgjigje e matur dhe proporcionale ndaj vendimit të njëanshëm dhe të paligjshëm të marrë nga SHBA-ja për të imponuar tarifa për eksportet evropiane të çelikut dhe aluminit, gjë për të cilën ne na vjen keq”. BE-ja ka hartuar një listë të gjerë me produkte amerikane që do t’i nënshtrohen tarifave të reja, përfshirë xhinset, motoçikletat dhe uiskin amerikan, me një vlerë pak më shumë se 3 miliardë dollarë. Tarifat e reja ndërmerren si hakmarrje ndaj vendimit të fundit të Presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur një tarifë prej 25 për qind ndaj çelikut që importohet nga Evropa dhe 10 për qind ndaj aluminit. Mosmarrëveshjet tregtare pritet të dominojnë takimin dy-ditor të Grupit të Shtatëshes, vendet më industrializuara të botës, që hapen të premten në Kebek.

Sicred