KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Bashkim Shehu fiton çmimin “BALKANIKA”

Bashkim Shehu fiton çmimin “BALKANIKA”

Shkrimtari Bashkim Shehu fiton Çmimin Letrar Balkanika 2015 për romanin “Loja, shembja e qiellit”, ndërsa poetja Luljeta Lleshanaku po gjatë kësaj gare, në seksionin e poezisë futet në treshen më të mirë të Ballkanit me vëllimi poetik: “Homo Antarcticus”. Të dy autorët shqiptarë ishin në garë me 6 autorë të tjerë nga 6 vende të Ballkanit. Ata u vlerësuan nga një juri ndërballkanike gjatë një ceremonie të zhvilluar në Shkup, ku këtë herë u zhvilluan dy edicione së bashku: i 18-i dhe i 19-i. I vendosur në një periudhë kohore të gjatë, nga vitet ‘40 te fillimi i viteve 2000, romani ngrë pyetje mbi çështjet universale të fajit, besimit dhe besnikërisë, mbi ndërtimin e figurave autoritare dhe sa është e mundur që të arrihet ekuilibri apo lumturia pas traumave të thella. Për këtë roman shkrimtari Bashkim Shehu ka fituar çmimin “At Zef Pllumi” – 2013. Në pranverë të këtij viti, romani “Loja, shembja e qiellit” është përkthyer dhe botuar edhe në frëngjisht. Në historinë 19-vjeçare çmimeve Balkanika, është hera e tretë që ky çmim jepet për një autor shqiptar. Në vitin 2002 atë e ka fituar Fatos Kongoli me romanin “Ëndrra e Damokleut” (2002) dhe në vitin 2009 Ismail Kadare me romanin “E penguara”.

Sicred