KRYEFAQJA » LAJME » Bashkim Dedja rizgjidhet në krye të Gjykatës Kushtetuese
Kreu i Gjykatës Kushtetuese kalon vetingun

Bashkim Dedja rizgjidhet në krye të Gjykatës Kushtetuese

Bashkim Dedja rizgjidhet Kryetar i Gjykatës Kushtetuese duke siguruar një mandat të dytë në drejtimin e këtij institucioni për tre vitet në vazhdim.
Lajmin e bëri publik vetë Gjykata gjatë të martës, në faqen e saj zyrtare në internet.
Anëtarët në detyrë në Gjykatën më të rëndësishme të vendit bazuar në ligjin për funskionimin e Kushtetuteses votuan unanimisht zotin Bashkim Dedja si Kryetar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
Aktualisht trupa gjyqësore funksionon me 7 anëtarë për shkak se më herët ka mbaruar mandati i zotit Vladimir Kristo dhe zotit Sokol Berberi, ndërsa anëtarja tjetër Vitore Tusha pavarësisht mbarimit të mandatit qëndron ende në detyrë deri në zëvendësimin e saj.
Nën kryesimin e zotit Dedja Gjykata Kushtetuese pritet të vendosi për herë të dytë për fatin e Reformës në Drejtësi, pas një ankimi mbi vlefshmerine e Ligjit te njohur si “Vettingu” nga trupa e gjyqtarëve.

Sicred