KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Bashkia Vlorë, 100 milion lekë borxh kompanisë celulare
Bashkia Vlorë, 100 milion lekë, borxh kompanisë celulare

Bashkia Vlorë, 100 milion lekë borxh kompanisë celulare

100 milionë lekë është shuma që bashkia e Vlorës i detyrohet një prej kompanive celulare, ndaj të cilës administrata e bashkisë prej vitit 2007 deri në vitin 2009 nuk ka kryer asnjë pagesë. Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë ka lëshuar një urdhër ekzekutimi prej vitit 2015 duke detyuar dhe kërkuar nga bashkia e Vlorës të shlyejë detyrimin në fjalë . Rreth çështjes në fjalë në lëvizje është vënë edhe përmbarimi që me një urdhër të datës 25.05.2017 ka kërkuar ekzekutimin e vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor Vlorë, ndërsa bëhet fjalë për ish punonjës të bashkisë Vlorë që për tre vite me rradhë nuk kanë shlyer asnjë detyrim ndaj kompanisë telefonike, duke i vënë tashmë bashkisë një detyrim 100 milionësh, për të cilin është kërkuar një fond rezervë. Bashkia e Vlorës rrezikon penalizimet sipas ligjit në rast të mos shlyerjes së këtij detyrimi, një abuzim i hapur i punonjësve të administratës së këtij institucioni në gati tre vjet. Koston e bisedave të tyre telefonike, punonjësit e administratës ja kanë faturuar buxhetit të bashkisë Vlorë. Rreth këtij vendimi të pasqyruar në mbledhjen e këshillit të bashkisë Vlorë ka patur debate mes këshilltarëve.

Sicred