KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Bashkia Tiranës mbështet gratë në biznes

Bashkia Tiranës mbështet gratë në biznes

18 gra kanë hapur apo zgjeruar biznesin e tyre falë “Fondit të Grave Sipërmarrëse” në vitin 2016 nga Bashkia Tirane dhe UN women mbështeti bashkinë për të hartuar një ‘Udhëzues Operacional’ që i ndihmoi për të konkretizuar këtë projekt. Shkurte Goci, është një nga 18 përfitueset e fondit. Ajo ka arritur që përmes kësaj nisme të formalizojë biznesin e saj, të këtë një kasë fiskale, të sigurojë lëndën e parë dhe të ketë një plan biznesi me perspektivë në të ardhmen. “Unë e hapa një dyqan me forcat e mija në mëyrë jo ligjore dhe kur doli informaliteti që po i ndjeknin mua desh mi morën rrobat, dhe kështu mu desh ti mblidhja rrobat ti çoja në shtëpi sepse nuk kisha mundësi të blija kasën e të hapja NIPT-in dhe kështu erdhi dita dhe mora vesh për grantin. Shkova në bashki dhe plotësova dokumentat e duhura dhe kështu u përzgjodha”. Në dyqanin e saj që gjendet në zonën Don Bosko në Tiranë, Shkurta tregëton veshje tradicionale nga trevat kryesore të vendit. Ajo tregon se pjesa më e madhe kostumeve popullore me motive nga Tropoja, Tirana, Mati e Dibra, punohen me dorë. “Unë kam ardhur nga zona e veriut(Hasit) dhe e kemi traditë punën e dorës. E kam nisur me çentro dhe pastaj motra filloj me kostumet popullore”. Duke sjellë në mënyrë origjinale punimet e motiveve të këtyre trevave, për të cilën janë më të kërkuara edhe nga klientët. Shkurta shprehet optimiste për mbështetjen që ka marrë nga Bashkia Tiranë, duke e konsideruar atë si garanci në vijueshmë rinë e biznesit të saj. Modeli i Bashkisë Tiranë ka tërhequr vëmendjen edhe të Bashkive të tjera të vendit të cilat kanë shprehur interes për të aplikuar këtë nismë në qytetet e tyre.

Sicred