KRYEFAQJA » LAJME » Rruga e Kavajës, së shpejti me rrjet të ri kanalizimesh

Rruga e Kavajës, së shpejti me rrjet të ri kanalizimesh

Një investim i ri i Bashkisë së Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizimeve në Rrugën e Kavajës pritet që shumë shpejt të mundësojë një rrjet të ri kanalizimesh të ujërave të zeza dhe të bardha ne gjithe zonen qe preket nga kjo rrugë, nga 21 Dhjetori deri tek Pallati me Shigjeta, e cila prek njeëitë administrative 5 dhe 7. Sipas kryebashkiakut Veliaj ky investim pritet t’i japë zgjidhje problemit që kjo zonë vuan prej gati 20 vitesh, sidomos në periudhen e shirave.

“Ky është një nga 105 kantieret e UKT, ku jemi duke punuar, megjithatë është një ndër më të rëndësishmit, pasi lidh një aks që kryen disa funksione; së pari, nga “21 Dhjetori” deri te “Pallati me Shigjeta” është aksi kryesor i shkarkimit në Lanë. Prej kohësh kemi pasur një “hinkë”, e cila krijohej nga pendenca e qytetit nga sheshi Skënderbej në pjesën e jugore, duke sjellë ujrat, mbetjet, kanalet e ujërave të bardha e të zeza në Lanë.

Sipas Veliaj, ky investim e ben dhe me te lehte vijimin e rehabilitimit te shtratit te Lanes dhe shetitores ne te dy anet e saj. Rrjeti i ri i kanalizimeve përfshin një sipërfaqe prej 54 hektarë dhe ka një gjatësi 1039 metra linear. Sistemi i ri i kanalizimeve do të bëjë rrjedhjen normale në Lanë të ujrave të përdorur të të gjithë zonës.

“Zona midis Lanës dhe rrugës së Kavajës është një zonë ku po shtohet zhvillimi, ndaj duhet të planifikojmë që tani, jo vetëm si të rregullojmë gabimet e së shkuarës, por t’i paraprijmë një qyteti që sa vjen e rritet. Sot, në qytetin e Tiranës transferohen rreth 20 mijë vetë në vit, pra rreth 50 vetë në ditë, ndaj është shumë e rëndësishme që të planifikojmë jo vetëm si të shmangim problematikat që kemi hasur në të kaluarën nga reshjet, por si planifikojmë për një qytet që është i destinuar vetëm të rritet në kushtet ekonomike që ka Shqipëria, ku Tirana është poli kryesor i biznesit e sipërmarrjes”, shtoi Veliaj. Ai bëri të ditur se investimet e Bashkisë së Tiranës dhe UKT-së do të vazhdojnë edhe më tej, për të bërë të mundur rritjen e cilësisë dhe kohës së furnizimit me ujë të qytetarëve.

“Kjo është një zonë model me pagesat ujit. Siç e shikoni, si kurrë më parë, në 25 vite të UKT, çdo qindarkë e qytetarëve hidhet direkt në investime. Brenda një viti kemi shkuar nga 6-7 orë furnizim me ujë në ditë, në 14 orë, ndaj besoj se po të vazhdojmë me këto ritme, në vitet e ardhshme do të shkojmë në 24 furnizim me ujë”, theksoi Veliaj. Ai i bëri thirrje qytetarëve që të telefonojnë në numrin e gjelbër pa pagesë të UKT-së, 0800-44-88, për të sinjalizuar UKT-në për çdo problematikë që kanë me rrjetin e furnizimit me ujë dhe atë të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha.

Investimi i sistemit të ri të kanalizimeve në zonën e Rrugës së Kavajës, ka për qëllim të zhbllokojë situatën e krijuar në vite, ku sistemi aktual funksionon pjesërisht dhe jep vazhdimisht probleme që çojnë në përmbytje edhe bllokime. Përveç amortizimit gjatë 25 viteve të fundit, në këtë zonë janë ndërtuar disa blloqe objektesh banimi shumëkateshe, të cilat e kanë rënduar punën normale të këtij kolektori. Për të gjithë zonën, janë bërë matje dhe studime të thelluara, për të siguruar një rrjet kanalizimesh që t’i rezistojë kohës edhe me rritjen e mundshme të popullsisë në vazhdim. Rrjeti i ri i kanalizimeve përfshin një sipërfaqe prej 54 hektarë dhe ka një gjatësi 1039 metra linear. Sistemi i ri i kanalizimeve do të bëjë rrjedhjen normale në Lanë të ujrave të përdorur të të gjithë zonës.

Sicred