KRYEFAQJA » LAJME » Bashkia investon në mbikalimin e Kamzës

Bashkia investon në mbikalimin e Kamzës

Një nga hyrjet kryesore të Tiranës, që lidh veriun e Shqipërisë me kryeqytetin do të marr një pamje të re. Bashkia e Tiranës ka nisur pajisjen me ndriçim të ri dhe barriera metalike të segmentit nga mbikalimi i “Casa Italia” deri në kufijtë administrativë të Bashkisë së Kamzës. Punimet u ndoqën nga afër nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se ndër qëllimet e institucionit që drejton është urbanizimi i zonës.

“Sot po fillojmë një projekt i cili vendos mbi 115 shtylla ndriçimi me 210 ndriçues të cilët kontribojnë që te kemi një zonë totalisht të urbanizuar që është trajtuar si një dorës e zonës dytë edhe pse Lapraka është mbajtur si një bastion i të djathtës ka pasur investimet më të ulëta. Nuk është bastion i të majtës po do ketë investimet më të mëdhaja. Besoj që jo vetëm është një hyrje dinjitoze por tregon dhe kontrastin e madh se si menaxhohet Tirana dhe si Kamza. Sulmet ndaj meje do të vazhdojnë por është e rëndësishme që puna të vazhdoje më fort se sulmet” tha Veliaj.

Në këtë segment mungon ndriçimi që prej vitit 2005, kohë në të cilën rrjeti u dëmtua si pasoje e vjedhjes së kabllos dhe shtyllave të ndriçimit. Investimi i ri i Bashkisë Tiranë parashikon vendosjen e rreth 115 shtyllave të ndriçimit rrugor, plotësimin e segmentit me sinjalistikë vertikale dhe vendosje e kangjellave mbrojtëse për këmbësorët.

Sicred