KRYEFAQJA » LAJME » Bashkia e Tiranës vazhdon aksionin kundër abuzimeve me ujin e pijshëm
Reforma e Ujit, 9 të arrestuar në 10 ditë

Bashkia e Tiranës vazhdon aksionin kundër abuzimeve me ujin e pijshëm

Në kulmin e thatësirës dhe mungesës së ujit, Bashkia e Tiranës ka vazhduar aksionin për ndërperjen e lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm. Sipas saj që nga nisja e aksionit janë verifikuar 13014 raste, lidhje të paligjshme, abuzime me ujin e pijshëm etj. Në 2325 raste të lidhjeve të paligjshme, janë prerë nga grupet e Task Forcës.  Ndërsa, numri i kontratave të reja të lidhura që nga dita e parë është 1256, si dhe janë nënshkruar 430 aktmarrëveshje me UKT për pagesat e ujit të pijshëm. Specialistët e UKT kanë vijuar edhe punën për vendosjen e matësve të rinj të ujit në rastet kur janë të dëmtuar apo që mungojnë. Në total numri i matësve të rinj të ujit të vendosur është 1986. Bashkia e Tiranës ka vendosur në dispozicion të qytetarëve dy numra telefoni pa pagesë, 08004488 të Ujësjellësit të Tiranës dhe atë të Bashkisë 08000888, për të raportuar problemet e furnizimit me ujë të pijshëm, apo të denoncojnë rastet e abuzimit të cilat dëmtojnë rrjetin e ujësjellësit.

Sicred