KRYEFAQJA » LAJME » Bashkia e Tiranës reagon pas deklaratës së PD-së
Bashkia reagon pas deklaratës së PD-së

Bashkia e Tiranës reagon pas deklaratës së PD-së

Bashkia e Tiranës përgënjeshtron deklaratën e PD-së, sipas të cilës kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një udhëtim dy ditë më parë në Paris. Në njoftimin e Bashkisë thuhet se dje rreth orës 10:00 Veliaj ka inspektuar punimet që po kryhen për rikonstruksionin e Kopshtit 17, më pas ka udhëtuar për në Itali me një kompani fluturimi “low cost” për të vizituar deputetin e PS-së, Bashkim Fino, i cili po kurohet prej disa ditësh në shtetin fqinj. “Mbrëmjen e djeshme z. Veliaj është kthyer sërish në Tiranë, për të vijuar sot në mëngjes me inspektimin te Parku i Madh i Liqenit, ku edhe deklaroi se i shtohen 25 hektarë hapësirë publike e gjelbërim, si dhe një takim me Ambasadoren e Islandës në Tiranë”, – thuhet në deklaraten e Bashkisë së Tiranës. Bashkëngjitur Bashkia ka bërë publike edhe biletën e udhëtimit të kryebashkiakut Veliaj.

Sicred