KRYEFAQJA » LAJME » Bashkia e Tiranës, programe të reja për banesat sociale të Shkozës
Bashkia e Tiranës, programe të reja për banesat sociale të Shkozës

Bashkia e Tiranës, programe të reja për banesat sociale të Shkozës

Familjet e strehuara në banesat sociale në Shkozë, të cilat ishin paralajmëruar se do të duhet ti linin ato për shkak të mos pagimit të qerave prej muajsh, do të vijojnë të qëndrojnë në këto banesa. Administratori i banesave Rozafat Sopi, tha se për familjet që nuk kanë më gjendjen ekonomike mbi të cilën përfituan strehimin në këto banesa, po shihet mundësia të kalojnë në një tjetër program strehimi. Ky program parasheh pagesën në pjesën më të madhe deri plotësisht të qerasë nga Bashkia e Tiranës për familjet që e kanë të pamundur ta përballojnë ate. Qeraja e banesave sociale në Shkozë shkon nga 8000 – 14000 lekë në varësi të banesës që kanë. Afro 350 banesat u shpërndanë pak më shumë se një vit më parë, por shumica e banorëve e kanë patur të pamundur pagesën e qerasë pë shkak të të ardhurave shumë të ulta.